Këngëtari R. Kelly u arrestua një natë më parë në Chicago, i akuzuar edhe për pedopornografi, trafik seksual dhe pengesë për drejtësinë.

Ylli i R&B pritet të transferohet në New York për procesin gjyqësor.

Disa prej 13 akuzat që rëndojnë mbi të i përkasin episodeve të viteve ’90. Vetëm muajt e fundit pati 11 denoncime për abuzime seksuale.

Dokumentari “Surviving R. Kelly” kontribuoi në hapjen e debatit dhe të çështjes mbi të.