Quentin Tarantino rikthehet të flasë për “Star Trek” duke e përkufizuar si “Pulp Fiction” në hapësirë”. Ky do të jetë projekti i fundit si regjisor i Tarantinos dhe i dhjeti si film.

“Nuk e di nëse ‘Paramount’ do ta vlerësoje idenë dhe skenarin, por kur flitet për ‘Star Trek’ nuk kanë asgjë për të humbur. Do ta bëjë pikërisht si ‘Pulp Fiction’ në hapësirë, po ashtu si ‘Pulp Fiction’. Do të jetë një projekt unik”, deklaroi ai.