“Peaky Blinders 5” nuk ka akoma një datë premiere por ka një trailer, që u shpërnda nga BBC One. Në klip parashikohet fillimi i një faze vendimtare në historinë evropiane: në fillimin e viteve ‘30, Kontinenti i Vjetër është terren jashtëzakonisht pjellor për lindjen e lëvizjeve nacionaliste.

Dhe është pikërisht nga radhët e partisë fashiste britanike arrin ai që, nga traileri, duket sikur është kundërshtari i radhës i Tommy Shelby.