“Star Wars: The Rise of Skywalker”: shikoni trailerin e kapitullit të nëntë të lëshuar nga “Disney” dhe “Lucasfilm”, duke zbuluar edhe titullin e këtij projekti.

“Star Wars 9” do të përfundojë trilogjinë e re të sagës të krijuar nga George Lucas, duke u përqendruar tek beteja finale mes Urdhrit të Parë, të drejtuar nga Lideri Suprem Kylo Ren dhe Rezistencës, që përfshin Jedi Rey, Finn dhe pilotin kurajoz Poe Dameron.