“Netflix” publikoi së fundi një reklamë misterioze të një dokumentari të titulluar “Homecoming”, që do të transmetohet më 17 prill. Por, postimi me shkronja greke, të përdorura më parë edhe nga Beyonce, i orientoi të gjitha dyshimet rreth projektit për nga këngëtarja amerikane.

Ngjyra e verdhë e reklamës, e përdorur dhe nga Beyonce në festival, dhe jo vetëm, data 17 prill, që përkon me një nga datat e “Coachella” për këtë vit, bënë që fansat të orientoheshin direkt te “Queen Bey”.

Vërtetësinë e dokumentarit që lidhet me performancën Beyonce në “Coachella 2018”, ku u bë dhe e para afro-amerikane që kryesoi festivalin, e solli traileri i sapopublikuar. Ai tregon rrugëtimin emotiv që ndihmoi një koncert kreativ të bëhej një lëvizje e vërtetë kulturore.