Seriali “Gomorra”, bazuar në librin best seller të shkruar nga Roberto Saviano, është bërë një fenomen i vërtetë televiziv, duke pasur edhe një sukses ndërkombëtar.

Sezoni i katërt i serialit të famshëm do të debutojë në Sky Atlantic më 29 mars në orën 21:15. Genny Savastano, Patrizia Santoro, Enzo Villa Sangue Blu, Valerio Misano ‘o Vucabulà dhe Azzurra Avitabile do të rikthehen në ekranin e vogël me 12 episode të reja që nga Napoli do t’i çojnë protagonistët në Londër, por jo vetëm.