Janë të shumta gratë që i kanë treguar agjencisë amerikane të lajmeve “Associated Press”, (Ap), se ikona e operës Placido Domingo ka tentuar t’i detyrojë të kenë marrëdhënie seksuale me të, duke u premtuar punë, apo edhe duke i keqtrajtuar nëse refuzonin.

Rreth 30 persona të botës së operistike i kanë thënë “Ap”-së se kanë asistuar në sjelljet e papërshtatshme me synim seksual nga ana e Domingo.

Tenori spanjoll i cilësoi akuzat “thellësisht shqetësuese dhe të sjella në mënyrën e gabuar”. “Gjithnjë kam besuar se ndërveprimet dhe marrëdhëniet e mia intime kanë qenë të pranuara dhe konsensuale”.