Alain Delon po e merr veten pas hemorragjisë së lehtë cerebrale si pasojë e një iktusi. Legjenda franceze e ekranit është shtruar në një klinikë zvicerane.

Ishte i biri Alain-Fabien që postoi një foto në “Instagram”, shoqëruar me shkrimin: “Faleminderit për mesazhet tuaja të panumërta që më kanë prekur zemrën”, -shkroi për të i biri. “Siç mund ta shihni, është mirë dhe ju përshëndet”, vijon mesazhi krah fotos së aktorit 83-vjeçar.

Ndërsa e bija, Anouchka Delon, shkroi pak ditë më parë se i ati është një luftëtar dhe se ajo që ka rëndësi është të ringrihesh pas një rënie.