Kur “Rambo V” nuk u njoftua për Festivalin e Venecias ishin të shumtë ata që menduan se filmi ishte ende mbrapa me fazën e post-produksionit. Por, me sa duket, punimet kanë ecur pa probleme dhe Sylvester Stallone konfirmoi ka përfunduar i gjithë montazhi.

“Dita e fundit në sallën e montazhit. Aktorët mund të gëzojnë dhe të marrin meritat, por ka dhjetëra punonjës pas skene që e bëjnë të funksionojë këtë film. Faleminderit të gjithëve”. Kështu shkroi Sly krah fotos së postuar në “Instagram”.

37 vjet pas daljes së kapitullit të parë, filmi është gati të shfaqet sërish në kinema, me një Stallone ende në formë për Rambon.