Në “Netflix” u transmetua sezoni i parë i “The Chef Show”, një program kuzhine drejtuar nga Jon Favreau, ku ka të ftuar personazhe me emër në Hollywood, edhe nga “Marvel Cinematic Universe”, si Tom Holland, vëllezërit Russo dhe Gwyneth Paltrow.

Aktorja zbuloi mes një pjate e tjetre se ishte pjesë e “Spider-Man: Homecoming”, i pari film mbi Peter Parker i “Marvel”.

Në film, Tony Stark kishte rol bashkëprotagonisti, si udhëheqës i superheroit të ri, dhe në skenën finale organizon martesën me Pepper (Paltrow), që shfaqet shumë pak. Në dy vjet, aktorja ishte e bindur se skena ishte xhiruar për një film “Avengers”.