Pamela Anderson nuk po e mban aspak private ndarjen me futbollistin francez, Adil Rami. Pasi e quajti monstër dhe akuzoi për tradhti pasi bënte jetë paralele me një tjetër femër, aktorja 51-vjeçare ka zbuluar mesazhet kërcënuese.

Më kërcënoi se do lëndonte djalin tim. Më kërcënoi se do më thyejë këmbët. Më kërcënoi me mesazhe. Më telefonoi me numra të ndryshëm. Unë po përpiqem ta bllokoj kudo, ka email-e ndaj familjes ku kërkoja ndihmë pasi ishte i dehur në LA Chateau Marmont dhe më hodhi tutje. Ata më thanë që të bëj durim“, shkroi Pamela në “Twitter”.