“Samsung” po pushton kinematë europiane, me ekranet “Onyx Cinema LED”, të cilat së fundi janë instaluar në Spanjë, Irlandë dhe Rumani.

Onyx-14, që hapet në tetor në Spanjë, do të jetë i pari ekran 14 metra për kinemanë i instaluar në Europë. Në Irlandë do të jetë 10 metra, ndërsa në Rumani 5.

“Jemi të entuziazmuar të njoftojmë instalacionet e fundit të teknologjisë Onyx të Samsung në të gjithë botën”, -tha Seog-gi Kim, zv/president ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics.

“Me ekranin Onyx Cinema LED, klientët do të shijojnë cilësi më të lartë të fotografisë, raport të përmirësuar të kontrastit dhe një të zezë më të thellë. Jemi të përkushtuar që t’u sigurojmë shikuesve përmbajtje më të pasur që do t’i përfshijë ata në çdo skenë të filmit”.