Aktorja Regina King do të bëjë debutimin në regji me adaptimin e “One Night in Miami”, i ambientuar në vitin 1964, ku i riu Cassius Clay ende nuk ishte njohur si Muhammad Ali.

Filmi do të tregojë për fitoren në “Sonny Liston” për titullin e peshave të rënda, që shokoi botën e boksit. Clay u detyrua të festonte ndryshe nga të tjerët dhe së bashku me miqtë e tij diskutuan për përgjegjësinë për të qenë burra me ngjyrë të suksesshëm gjatë lëvizjes për të drejtat civile.

“One Night in Miami” zhvesh mitin dhe tregon se si ishin realisht si persona, çfarë ndodhi në takimin e asaj nate, vendime që ndikuan në eventet e së ardhmes.