Jennifer Lopez do të jetë protagoniste e “Hustlers”, filmi i ri i prodhuar nga “Annapurna Pictures” dhe që është frymëzuar nga një hetim publik i bërë nga gazeta “New York Times”. Tashmë është publikuar edhe traileri i këtij filmi.

I shkruar nga gazetarja Jessica Pressler, artikulli zbuloi mënyrën e të vepruarit të një grupi striptistesh, “Robin Hood”, që në klubin ku punonin kishin ngritur një sistem për të vjedhur miliona dollarë nga disa eksponentë të “Wall Street”, të cilët i kishin klientë të rregullt. Lopez do të interpretojë lideren e grupit të femrave ambicioze.