Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori në “Grammy Awards”. Por, këngëtarja shqiptare nuk mundi të fitonte asnjë çmim në evenimentin e madh muzikor që u mbajt në “Staples Center” në Los Angeles. Bebe në një postim në “Instagram” u shpreh se ishte e nderuar që ishte pjesë e “Grammy” dhe se për të fitorja janë nominimet.

“Faleminderit ‘Grammy Awards’ për mbrëmjen më të mrekullueshme dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fitueseje dhe humbëse’ sepse për mua fitorja janë nominimet,”-shkroi ajo.