Ylli i filmave të arteve marciale, Jackie Chan ka zbuluar betejat me alkoolin dhe ka pranuar se e ka torturuar djalin. Në librin “Never Grow Up”, aktori rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm. I lindur në Hong Kong, ai ishte tashmë një aktor i suksesshëm në Kinë, por i famshëm ndërkombëtarisht u bë në ‘90 në saje të filmit “Rush Hour”.

Aktori 64-vjeçar tha se fama ndikoi negativisht tek ai, aq sa ka konsumuar edhe lëndë narkotike. Shpeshherë i jepte veturës në gjendje të dehur, madje një ditë kishte përplasur dy vetura luksoze. Nuk e ndihmon vajzën, e cila ka përfunduar në qendrën strehimore të New York-ut. Paratë që i fitonte i shpenzonte edhe në lojërat e fatit gjersa pranoi se i kishte keqtrajtuar femrat, madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë.