Një zjarr i madh përfshiu katedralen “Notre-Dame”, në Paris. Flakët u përhapën në pjesën e çatisë së simbolit të kryeqytetit francez, duke e rrëzuar atë dhe një prej kullave.

Kohët e fundit, katedralja po i nënshtrohej një rikonstruksioni. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

E gjithë “Ile-de-la Citè” është e izoluar. Zona u evakuua. Turistët, të shumtë në numër, u larguan.

“Notre Dame” është tepër e vizituar edhe prej famës së romanit së Viktor Hygoit, “Katedralja e Parisit”, si dhe filmave të shumtë të adaptuar, ku katedralja shfaqet si vend piktoresk, magjepsës dhe fantastik.