Ishte 1 korriku i vitit 1941. Në pushimin mes një ndeshje bejsbolli në SHBA, në kanalin televiziv “WNBT” u shfaq reklama e parë televizive në Amerikë, por dhe në botë. Ishte e shkurtër, e thjeshtë dhe fliste për kompaninë e orëve “Bulova”.

Reklama i kushtoi kompanisë vetëm 9 dollarë. Ndërsa tani, reklamat në SHBA kushtojnë rreth 8 mijë dollarë, për mos të folur për ato në Super Bowl që arrinjnë dhe shifrën 5 milionë dollarë për 30 sekonda.