Hugh Jackman kohët e fundit e ka gjetur veten në një rol të ndryshëm nga ato në të cilat jemi mësuar ta shohim. Aktori i famshëm aktualisht është në një turne, “The Man. The Music. The Show” në SHBA dhe shumë fansa u befasuan me një lëvizje të pazakontë të yllit të tyre. Jackman shërbeu fansat me kafe dhe ky moment u regjistrua përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e “Twitter”-it.

“Faleminderit që erdhët të na vizitonit në Denver”, shkroi 50-vjeçari krahas imazhit të sjell në rrjetet sociale. Shumë ndjekës e vlerësuan këtë gjest dhe e quajtën aktorin “njeri i popullit”. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ylli i Hollivudit të tilla befasi për fansat.