Prej dy vjetësh duken më të dashuruar se kurrë dhe tani Jennifer Lopez e Alex Rodriguez bënë një hap përpara në jetën e tyre, shpallën zyrtarisht fejesën.

Të dy postuan të njëjtën foto në rrjetet sociale, ku kapen për dore, dhe nuk mund mos të bjerë në sy unaza mahnitëse e fejesës, me një gur të çmuar të madh në formë katrore.

“Tha po”, -shkroi ish-lojtari i bejsbollit, në shkrimin që shoqëron foton. Ndërsa JLo vuri vetëm shumë ikona zemre.

Menaxheri i ARod konfirmoi lajmin: “Janë me pushime dhe janë fejuar”.

Sipas “People”, propozimi për martesë u bë në Bahamas, i njëjti vend ku dhe Justin Bieber i kërkoi dorën Hailey Baldwin.

 

View this post on Instagram

 

she said yes ♥️

A post shared by Alex Rodriguez (@arod) on