Një restorant meksikan ka menduar të përdorë një ndër skenat më të famshme të “Avengers: Endgame” për të bërë reklamën.

Në video shihet titani i çmendur, i dubluar në spanjisht, që përpiqet të kërcasë gishtat për të përdorur fuqinë e gurëve të çmuar. Dhe këtë herë nuk i përgjigjet Iron Man, por pronari i lokalit, i cili nis të shpalosë pjatat e shumta që gjenden në menu.