Billy Zane do të jetë protagonisti i “Waltzing With Brando”, filmit biografik rreth legjendës së kinematografisë, Marlon Brando. Skenari do të zhvillohet duke u bazuar në autobiografinë e Bernard Judge, arkitekti të cilit Marlon Brando i ndryshoi jetën.

Historia do të ambientohet mes viteve 1969-1974, periudhë në të cilën Brando po bëhej gati për interpretimet në filmat si “The Godfather” dhe “Last tango in Paris”. Ai dhe Judge kanë kaluar shumë kohë në një ishull duke projektuar strukturën në vendin përrallor ku Marlon mund të largohej nga vëmendja e medies.