Feston plot 100 vjet kalorësi i maskuar Zorro, pa superfuqi, i armatosur me shpatë, pelerinë e maskë te sytë.

Një ndër personazhet parësor i animuar, krijuar nga pena e Johnston McCulley, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, me filma, seriale televizive, shfaqje teatrale, videolojëra, si dhe kukulla të dedikuara.

Aventura e parë e Zorro u publikuara në gusht 1919, në tregimin e animuar “All-Story Weekly”, që solli para lexuesve figurën e don Diego de la Vega.

Autori ka shkruar edhe 60 histori të tjera, duke e bërë Zorron një ndër të parët heronj me pelerinë e shpatë në letërsinë amerikanë.

Adaptimi i parë kinematografik i përket vitit 1920, “The Mark of Zorro”, i cili hodhi bazat për pasuesit. Në vitin 1957 u transmetua i pari serial televiziv.

Në kinema, personazhi është interpretuar nga shumë aktorë të njohur Douglas Fairbanks (1920), Tyrone Power (1940), Alain Delon (1975) e Antonio Banderas (1998 e 2005).