Nicki Minaj anuloi koncertin e programuar për javën e ardhshme në Gedda, në Arabinë Saudite, duke dhënë si arsye mbështetjen e saj për të drejtat e grave dhe të komunitetit LGBT.

“Pas një reflektimi të kujdesshëm, vendosa mos ta zhvilloj koncertin në Gedda. Edhe pse dua ta çoj muzikën time pranë fansave në Arabinë Saudite, pasi u dokumentova mbi disa çështje besoj se është e rëndësishme të sqaroj mbështetjen time për të drejtat e grave dhe komunitetin LGBT dhe lirinë e tyre të të shprehurit”, -deklaroi reperja.

Ditë më parë, “Human Rights Foundation” i shkroi një letër të hapur Nicki Minaj, duke i kërkuar mos të merrte pjesë në festivalin e programuar për më 18 korrik. Në apel, i kërkohej të refuzonte “paratë e regjimit” dhe të përdorte ndikimin e saj për të kërkuar lirimin e aktivisteve të burgosura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on