Aktori protagonist i “National Treasure”, Nicholas Cage, është nisur vërtet në kërkim të Gralit të Shenjtë.

Sekreti më i ruajtur në histori nuk është vetëm subjekt filmash, si “National Treasure” apo “The Da Vinci Code”, por tërheq edhe njerëzit në botën reale, si aktori Nicholas Cage, i cili ishte pjesë e një ekspedite për të gjetur Gralin e Shenjtë. Ndoshta nuk e ka gjetur, por me sa duket ka gjetur disa përgjigje. Ja se si foli për “The New York Times”:

“U nisa për atë që mund të quhet Kërkimi i Gralit të Shenjtë. Nisa të ndiqja mitologjinë, historinë dhe ndoqa disa burime që përputheshin me atë ekspeditë. Bëra thuajse atë që bënte personazhi im te “National Treasure”. Më pas ndoqa anën filozofike të çështjes. Një gjë tërheq tjetrën dhe është sikur ngre një bibliotekë. Lexon një libër dhe më pas bën lidhjen me referimet. Doja të dija se ku ndodhej Grali”.