Ka ngordhur Grumpy Cat, macja e famshme e internetit për shkak të shprehisë së përhershme të fytyrës së saj.

Pronarët e saj ndanë lajmin e hidhur me fansat e maces në internet. Felini ngordhi në moshën 7-vjeçare, pasi një infeksion i traktit urinar që iu shfaq kohët e fundit. Grumpy, emri i vërtetë i së cilës është Tardar Sauce, u bë virale në vitin 2012 pasi fotot e fytyrës së saj u shfaqën në internet.

Sipas pronares Tabitha Bundesen, shprehja e fytyrës së saj shkaktohej nga fakti se ishte xhuxhe dhe se dhëmbët e saj të poshtëm ishin përtej të sipërmve.