Bizhuteritë dentare janë konsideruar si një ndër çmenduritë e fundit të personazheve të famshëm. Shumë VIP-a vitet e fundit e kanë përqafuar këtë pasion të çuditshëm dhe të kushtueshëm. Këta aparate, të quajtur “grillz”, realizohen me flori, diamante dhe gurë të çmuar. Kim Kardashian është një adhuruese e këtij trendi. Madje ka dhe një grillz me emrin e saj, realizuar nga Dolly Cohen. Por, nuk është e vetmja. Nuk mungojnë as Madonna, Beyoncé, Jada Pinkett Smith e shumë të tjerë.