Gazeta prestigjioze, “New York Times”, i ka kushtuar një artikull reperit shqiptar me famë ndërkombëtare, G4shi. Muzikanti e ka shpërndarë këtë artikull në profilet e tij në rrjetet sociale duke u shprehur krenar me arritjet e tij.

Babai im gjithmonë e lexonte ‘New York Times’ dhe në të i binin në sy ngjarje të çmendura negative për ndonjë shqiptar… Në vitin 2019, në të është djali i tij dhe tregimi është pozitiv… Kemi lajme të mira”, ka shkruar G4shi.