“Netflix” po planifikon të rrisë numrin e serialeve që prodhon në Europë në gjuhë të ndryshme nga ajo angleze. Platforma streaming ndjek suksesin për programin e krimit spanjoll “Money Heist” dhe misterin gjerman “Dark” që kanë gëzuar sukses në të gjithë botën. Shefi i produktit të “Netflix”, Greg Peters tha se 90% e shikimit vjen nga jashtë vendit të origjinës. Është konfirmuar se “Netflix” ka nisur prodhimin e dy serialeve të reja në Norvegji dhe Spanjë, të cilat do të bëhen të disponueshme në vitin 2020. Tashmë transmetimi online ka në plan të shkojë me “Baby” (Itali), “Plan Coeur” (Francë) dhe “Protector” (Turqi) para fundit të vitit. Pesë tituj të rinj gjermanë dhe shtatë në frëngjisht janë gjithashtu në pritje.