“Netflix” planifikon të ketë më shumë prodhime speciale ndërvepruese për publikun e ri të saj.

Sipas “Bloomberg”, kolosi i streaming synon të realizojë disa episode speciale të bazuara në filmat “Carmen Sandiego”, “Boss Baby” dhe “Last Kids on Earth”.

Këto episode interaktive do t’u mundësojnë shikuesve të zgjedhin vetë se si duan të vijojë ngjarja.

Projekti i parë interaktiv për fëmijë i “Netflix” ishte “Puss in Book”, në vitin 2017. Më pas vijoi dhe filmi për të rritur “Black Mirror: Bandersnatch”.