“Netflix” njoftoi se nisi bashkëpunimin me “SK Global” për të realizuar një serial televiziv, për shpëtimin e 12 futbollistëve të vegjël tajlandezë, të ngecur në një shpellë për dy javë, në verën e vitit 2018.

Ngjarja u pasqyrua në kronikat në të gjithë botën dhe preku zemrat e shikuesve, të mbërthyer në televizorë dhe në rrjetet sociale, derisa u finalizua me sukses shpëtimi i të gjithë të pranishmëve, të futur në shpellë për të shpëtuar nga moti i keq, por që ngecën prej bllokimit të hyrjes nga uji.

Njoftimi për shitjen e të drejtave nga “SK Global” të “Netflix” u dha nga ministria tajlandeze e Kulturës, duke bërë të ditur edhe se trajneri dhe lojtarët do të marrin secili nga 100 mijë dollarë. Në akord është klauzola që i pengon të flasin për eksperiencën në çdo intervistë të ardhshme, për të pasur origjinalitetin e adaptimit.