“Netflix” po studion vendosjen e butonit “replay” në telekomandë, për t’u mundësuar shikuesve të rishikojnë automatikisht një skenë kyç gjatë një filmi apo seriali televiziv.

Ndërsa shihet një film apo një episod i serialit të preferuar, shikuesi mund të ketë nevojë ta shikoj edhe një herë një skenë. P.sh., një betejë epike, apo një moment domethënës në film.

Për ta plotësuar këtë nevojë për shikuesin, “Netflix” ka ndër mend të integrojë një funksion që mundëson menjëherë rishikimin e një skene të rëndësishme, apo një pjesë të programit që pëlqehet.

“Netflix” ka nisur tashmë prej disa muajsh testet në këtë drejtim, por me sa duket ka ende punë për të bërë, për ta perfeksionuar sistemin.