“New York Times” shkruan se “Netflix” dhe Robert De Niro po investojnë për ta përhapur produksionin televiziv dhe kinematografik në New York, për ta shndërruar në një lloj Hollywood-i të ri.

Gjithçka nisi në vitin 2004, kur në Brooklyn u hap “Steiner Studios”, kompleksi më i madh i studiove kinematografike jashtë Hollywood-it. Kështu, shumë prodhime kinemaje dhe seriale televizive u spostuan në New York prej kostove më të ulëta të lokacioneve.

Rreth 15 vjet më vonë, sipas “Times”, industria ka shpërthyer tërësisht dhe tani numri i teatrove të pranishme në “Steiner Studios” është shtuar nga 5 në 30. Gjithashtu janë hapur dhe pika të tjera produksioni, edhe në lagjet “Queens” e “Bronx”.

Robert De Niro së bashku me të birin dhe disa investitorë blenë një zonë në Astoria, në Queens, me synimin për të ndërtuar një studio kinematografike, që do të titullohet “Wildflower Studios”.