Përdorimi i Netflix dhe Amazon Prime Video vazhdon të rritet në nivel global, ndërsa Facebook e YouTube janë në rënie. Këto janë të dhënat e dala nga analiza e “Ampere”.

Sipas studimit, shikuesit amerikanë dhe europianë të videove në Facebook kanë rënë me 5% dhe të YouTube-it me 4% që nga viti 2016. Në të njëjtën periudhë, shikuesit e Netflix janë rritur me 15% dhe të Amazon me 9%.

Studimi doli dhe në përfundimin:

YouTube është shërbimi më popullor në të gjitha vendet, përveç Britanisë.

Shërbimet e Catch-up tërheqin më shumë shikues në Europë sesa në SHBA.

“Dominimi global i YouTube në këtë zonë është i dukshëm në përdorimin mujor. Diferencat e shikueshmërisë mes SHBA-së dhe Europës për shërbimet catch-up e SVoD janë interesante, sepse tregojnë që shpërndarësit e SVoD duhet të punojnë më shumë në Europë, për të rritur kuotën e klientëve.