Richard Gere dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva u bënë prindër të një djali, në New York. Aktori 69-vjeçar dhe gruaja e tij 36-vjeçare janë bërë prindër disa ditë më parë, sipas revistës spanjolle “Hola !”. Lajmi për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë, vjen shtatë muaj para se Gere të festojë ditëlindjen e tij të 70-të.

Richard dhe Alejandra, të cilët ende nuk e kanë treguar emrin e djalit të tyre, zbuluan se ishin duke pritur fëmijën e parë së bashku në shtator. Gere ka dhe një djalë 18-vjeçar me ish-bashkëshorten e tij Carey Lowell.