Shpikja më e fundit kineze në fushën e inovacionit teknologjik është interesante. Tani, edicionin e lajmeve mund ta japë inteligjenca artificiale, që krijuesit e kanë bërë më realist përmes një modeli 3D në CGI (imazh i krijuar nga kompjuteri).

Rezultati është mbresëlënës dhe shoqëria që e ka krijuar, “Xinhua”, realizoi dhe një video të shkurtër në anglisht, për të treguar fuqinë e inteligjencës së re artificiale. Lëvizjet e drejtuesit të lajmeve duken reale dhe duke i hedhur thjesht një shikim duket sikur është një edicion normal informativ.

Gjithsesi, ka ende punë për të bërë, pasi zëri kuptohet që nuk është ai i një njeriu. Por, fuqia e kësaj teknologjie është e pafund, aq sa mund të realizohen edicione lajmesh 24 orë në 24.