Nadia Toffa, imazhi i njohur televiziv, gazetare dhe prezantuese e emisionit investigativ italian “Le Iene”, ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmi u dha nga “Le Iene”, me një mesazh prekës në “Facebook”: “Luftove me krenari dhe kokën lart, me buzëqeshje në buzë, me dinjitet dhe tregove gjithë forcën tënde deri në fund”.

Toffa u përball me sëmundjen në vitin 2017 dhe që në momentet e para e ka treguar betejën me kancerin në rrjetet sociale, duke u shndërruar edhe në një simbol të luftës dhe forcës.

Postimi i saj i fundit në “Instagram” ishte në korrik, përpara përkeqësimit: “Në luftë me vapën. Ju dua të gjithëve, të gjithëve”.