U shua në Romë, në moshën 93-vjeçare, shkrimtari sicilian Andrea Camilleri, autori i serialit policor “Commissario Montalbano”, një sukses i jashtëzakonshëm në Itali.

Në fund të qershorit u shtrua në gjendje të rëndë në spital, pasi kaloi një infarkt.

“Lumturia është në gjerat më banale”, -thoshte Camilleri, thëniet e të cilit ishin tepër të përmendura dhe të cituara në thuajse çdo event.