Aktori amerikan Rip Torn ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Interpretues i shumë roleve, njihet kryesisht për filmin “Men in Black”, ku interpreton agjentin Z, së bashku me Will Smith e Tommy Lee Jones.

Torn u shua në shtëpinë e tij në Lakeville, Connecticut, SHBA, i rrethuar nga familjarët.

Ishte nominuar për “Oscar”, në kategorinë “Aktori më i mirë”, për filmin “Cross Creek”, në vitin 1984.