Këngët e Michael Jackson u ndaluan së transmetuari nëpër radio në disa vende të botës, që pas publikimit të filmit dokumentar “Leaving Neverland”. Gjithashtu, statuja e këngëtarit u hoq dhe nga “Manchester National Football Museum”, ku ishte vendosur në vitin 2009.

Por, fansat nuk e kanë braktisur. Ka pasur protesta me pankarta “Jackson është i pafajshëm” dhe vënë në dyshim besueshmërinë e filmit.

Pas premierës në “Sundance Festival”, Jermaine Jackson doli në mbrojtje të të tij, duke thënë: “Ajo që njerëzit nuk dinë është se njëri prej djemve që e akuzon në film për pedofili, Wade Robson, e ka ndryshuar versionin e fakteve, atë që ka treguar para dhe pas vdekjes së Michael”.

E gjithë familja e mbretit të popit e mbështet dhe po përgatit një kundër program të dokumentarit, duke lançuar një fushatë me njoftime publicitare, interviste dhe çështje ligjore në tentativë për të shpëtuar reputacionin e Jackson.

Nipi i këngëtarit, Taj Jackson, anëtar i “3T”, promovoi një fushatë “crowdfunding”, për të realizuar një film-vërtetësie, si përgjigje të atij të regjisorit Dan Reed, për të mbrojtur emrin e xhaxhait.

Edhe Brandi Jackson, mbesa e yllit të popit dhe vajza e Jackie Jackson, mbron xhaxhanë dhe shkroi në “Twitter”: “Kam qenë e lidhur me Wade Robson për 7 vjet, por natyrisht ai s’e tha këtë në dokumentar. Mund të konfirmoj se është një gënjeshtar”.