Motra e këngëtarit të famshëm të “One Direction”, Louis Tomlinson është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare. Aspirantja për tu bërë stiliste, Felicite Tomlinson vdiq në banesën e saj në Londër. Mendohet se shkaku i vdekjes ishte pësimi i një ataku kardiak.

 

Felicite dhe Louis humbën mamanë e tyre Johannah nga leuçemia në vitin 2016. Ata kanë edhe 5 vëllezër e motra të tjerë, përfshirë binjakët nën moshën 6 vjeç. Louis është fëmija më i madh.