Prej disa ditësh tashmë pylli që prodhon 20% të atmosferës së Tokës është përfshirë nga flakët duke rrezikuar ndjeshëm klimën globale.

Foto dhe video të postuara nga media dhe njerëzit tregojnë pamjet e trishtueshme të zonave të dëmtuara si edhe kafshë që janë përvëluar. Flakët kanë përfshirë edhe disa nga qytetet më të afërta të Amazonës por duket se situata ka nisur të përmirësohet disi.

Në disa zona të këtij pylli të madh kanë nisur reshjet e shiut që po ndihmojnë në shuarjen e flakëve. Megjithatë, shirat janë lokale dhe nuk e mbulojnë dot të gjithë sipërfaqen e pyllit. Teksa në disa pjesë të Amazonës zjarri është shuar, pjesë të tjera vazhdojnë të digjen dhe rreziku mbetet ende i madh.