Duhen edhe rreth dy vjet nga dalja e “Mission: Impossible 7” dhe xhirimet pritet të nisin në mes të 2020-s, paralelisht me kapitullin 8, gjë që do të thotë se Christopher McQuarrie po punon me skenarin e dy projekteve.

Regjisori preferoi të ndajë me fansat një pjesë të punës dhe postoi në rrjetet sociale një bocë nga kapitulli i shtatë i sagës me protagonist kryesor Tom Cruise.

“Mission: Impossible 7” pritet të dalë në kinema më 23 korrik 2021, ndërsa “Mission: Impossible 8” më 5 gusht 2022, gjithnjë me skuadrën e përbërë edhe nga Simon Pegg, Rebecca Ferguson e Ving Rhames.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christopher McQuarrie (@christophermcquarrie) on