Pas disa vonesash, problemeve pas kuintave dhe titujsh provizorë, duket se gjërat po shkojnë mbarë për “Bond 25”, kapitulli i ri i sagës James Bond. Tani është zbuluar titulli i përpunimit, që duket shumë koherent me kapitujt e mëparshëm.

Sipas medieve të huaja, titulli i ri i “Bond 25” do të jetë me shumë mundësi “Eclipse”. Mesa duket ky titull është një titull komercial edhe pse pritet konfirmimi i produksionit. Xhirimet e filmit do të nisin më 6 prill në Londër, për t’u spostuar më pas në Matera të Italisë.