Fillojnë të lëvizin gjërat rreth “The Batman”, filmi i ri i DC që do të drejtohet dhe shkruhet nga Matt Reeves. Tani mësohet se edhe kur do të nisin xhirimet.

Xhirimet e kapitullit të parë të trilogjisë rreth Kalorësit të Errët që do të interpretohet nga Robert Pattinson do të nisin më 13 janar të vitit 2020 në Londër. Për momentin nuk është e qartë nëse filmi do të xhirohet në kryeqytetin britanik apo do të zhvendoset edhe në një qytet tjetër.