Nga “Men in Black International” kanë dalë disa foto prej sheshxhirimeve, por të aktorëve, ndërsa tani janë publikuar disa prej personazheve johumanë, alienët e filmit.

Në çdo kapitull të “Men In Black”, një pjesë e argëtimit ka qenë edhe zbulimi i racave aliene dhe krijesave të përfshira dhe “Men In Black International”, me Tessa Thompson (Agjentja M) dhe Chris Hemsworth (Agjenti H), nuk do të jetë më pak.

“EW” publikoi fotot e para të alienëve, disa prej tyre edhe me uniformën e “Men in Black”, që me shumë mundësi do të jenë agjentë.