Melissa Satta e Kevin Prince Boateng prej ditësh po jepnin sinjale për një ribashkim: publikim fotosh të familjes, dalje në darkë, stërvitje së bashku.

Showgirl-i italian postoi në rrjetet sociale një tufë të madhe me trëndafila të kuq, shoqëruar me ikonën e zemrës dhe shkrimin: “Satteng janë rikthyer bashkë, më të dashuruar se kurrë”.

Çifti, që kanë një djalë, Maddox, ishte ndarë vitin e kaluar dhe me sa duket ndarja nuk ka zgjatur për shumë.