2018-ta ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Meghan Markle dhe këtë e vërteton edhe “Google”, përmes klasifikimit për personat më të kërkuar në këtë faqe. Personazhi i njohur më i kërkuar në “Google” gjatë këtyre 12 muajve është dukesha e Sussex, bashkëshortja e princit Harry.

Ja dhe lista e emrave më të kërkuar në “Google” gjatë vitit 2018:

 

  1. Meghan Markle
  2. Demi Lovato
  3. Sylvester Stallone
  4. Logan Paul
  5. Khloe Kardashian
  6. Jair Bolsonaro
  7. Brett Kavanaugh
  8. Hailey Baldwin
  9. Stormy Daniels
  10. Cardi B

 

Meghan Markle rezulton të jetë edhe mes 10 personazhe më influencues në botë, sipas revistës “Time”. Në vendin e parë renditen gazetarët kurajozë që janë përndjekur për shkak të detyrës së tyre.