Grupi televiziv italian “Mediaset” bleu 9.6% të transmetuesit gjerman “ProSiebenSat.1”, pasi kërkon zgjerimin evropian, për të kundërshtuar rritjen e gjigantëve globalë streaming si “Netflix”.

“Mediaset” do të bëhet aksioneri më i madh në kanalin gjerman, i cili gjithashtu ka një prani në Austri dhe Zvicër.

“Blerja miqësore e aksionieve në “ProSiebenSat.1” është një zgjedhje afatgjatë, që synon të krijojë vlerë me një perspektivë gjithnjë në rritje ndërkombëtare”, -tha Pier Silvio Berlusconi, zv/presidenti i grupit milanez.

“”Mediaset” është krenar të investojë në të ardhmen e televizionit europian të lirë”, -tha Pier Silvio, duke shtuar se blerja konfirmon vlerësimin për menaxhimin e tanishëm të kompanisë nga “ProSiebenSat.1”.