Mediaset po riorganizon frekuencat për kanalet televizive të disponueshme në digjitalin tokësor. Risitë janë të rëndësishme, duke synuar te HD.

Pra, të gjithë ata që disponojnë një televizor me definicion të lartë mund të shikojnë versionin HD të Canale 5, Italia 1, Rete 4 e Canale 20 në pozicionet respektive.

Por, që mos të penalizohen ata pa televizorë me definicion të lartë, Mediaset nuk i ka hequr plotësisht kanalet me definicion standard, që do të jenë gjithsesi të aksesueshme.